“Shumica janë shqiptarë dhe nuk është rastësi”, policia britanike jep alarmin për “shtëpitë e barit”

schedule16:30 - 6 Shkurt, 2021

schedule 16:30 - 6 Shkurt, 2021

Policia e Sheffield-it në Britani ka një shqetësim të madh në lidhje me përfshirjen e shqiptarëve në kultivimin e kanabisit në vend, raporton abcnews.al.

Reagimi i policisë erdhi pasi kishin kapur në qytetin e tyre një shqiptar, i cili kultivonte 70 rrënjë kanabisi në një shtëpi. Pas verifikimeve, policia zbuloi se i njëjti person ishte arrestuar edhe në Londër sërish brenda një “shtëpie bari”.

Nisur nga kjo, sipas “The Star”, policia shprehet se nga verifikimet e tyre ka rezultuar se thuajse në çdo shtëpi ku kultivohet kanabis, në brendësi të saj gjenden shqiptarë që punojnë aty.

“Kjo nuk mund të jetë rastësi. Duket se grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor janë organizuar për kultivimin e pjesës më të madhe të kanabisit nëpër shtëpi në Britaninë e Madhe. Ky problem duhet adresuar”, shprehet policia e Sheffield. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!