Mesfushori i Lacios, Sergej Milinkovic-Savic, vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha falë paraqitjeve të tij të mira me fanellën bardhekaltër. Sa herë që hapet merkatoja emri i serbit është ndër më të lakuarit, por ka qenë vetë lojtari që e ka shprehur hapur dëshirën se ku dëshiron të luajë një ditë.
“Do të doja që në Champions League të kishim peshkuar Real Madridin, pasi do të më pëlqente të luaja në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, duhet të luajmë mirë edhe ndaj Bayernit, të cilët luajnë një futboll shumë të bukur”, deklaron 25-vjeçari.
“Objektivi më i madh që kam, madje që kur kam qenë fëmijë ka qenë që një ditë të vesh fanellën e Real Madrid dhe po punoj shumë që ta bëj realitet këtë ëndërr”, përfundon Milinkovic-Savic për mediat italiane, i cili është në kontratë me Lazion deri në vitin 2024. /abcnews.al