Thomas Strakosha shihet çdo ditë e më larg Lazios. Thaujse çdo javë flitet për ikjen e tij në verë dhe vazhdon të zgjerohet lista për ta zëvendësuar.
Kontrata e portierit të kombëtares me klubin nga kryeqyteti përfundon në verën e vitit 2022 dhe Lazio në merkaton e ardhshme ka mundësinë e fundit për të shitur Strakoshën me çmim të leverdisshëm.

Klube nga Premier League dhe jo vetëm e duan 25-vjeçarin, teksa vlera e tij në merkato është 20 milionë euro. Lazio po shqyrton blerjen e Micai nga Salernitana dhe Montipo nga Benevento. /abcnews.al

