“Më pëlqen ai rol”, Ederson: Me mua në mesfushë De Bruyne do ngrohte stolin

schedule12:57 - 6 Shkurt, 2021

schedule 12:57 - 6 Shkurt, 2021

Manchester City këtë sezon është në formë shumë të mirë dhe po shkon drejt titullit kampion. Paraqitje të mira po bën edhe portieri Ederson.

 

Përveç aftësive mes katërkëndëshit ai ka treguar aftësi të mira edhe në lojën me këmbë, për të cilën në një intervistë për mediet tregon se nëse s’do ishte portier, do luante mesfushor dhe do linte në stol De Bruyne.

“Nëse nuk do të kishte portierë në futboll, unë do të luaja si mesfushor. Mendoj se kam vizion të mirë të loje, gjithashtu kam aftësi të mira pasimi.

Po të isha mesfushor sot, De Bruyne do të mbetej në stol dhe unë do të luaja në fushë në vend të tij (qesh). Po bëj shaka, por në përgjithësi më pëlqen shumë ai pozicion.

Kur shikoj lojëra në televizor, e analizoj shumë mesfushën. E shoh me qëllimin për të mësuar”, u shpreh Ederson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!