Modelja shqipatre me famë ndërkombëtare, Angela Martini është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria me ndjekësit.
Ditën e djeshme, ajo ndau një mini-intervistë në InstaStory me fansat, teksa ju kërkoi atyre t’i besonin një sekret.
Një nga ndjekësit i besoi modeles një nga sekretet më të mëdhenj në jetën e tij, të cilin nuk ia kishte thënë askujt më parë.
“Jam gay, je njeriu i parë që po i tregoj këtë ndjenjë të çuditshme por të parealizueshme në Shqipëri”, shkruante ndjekësi.
Ndërsa modelja ju përgjigj: Nuk ka asgjë të keqe të jesh gay. Është diçka e bukur. Dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”./abcnews.al