Kosova nis të trajtojë me plazmë pacientët me Covid-19, Zemaj: Jemi shembull për rajonin

schedule20:46 - 5 Shkurt, 2021

schedule 20:46 - 5 Shkurt, 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë që është duke u trajtuar për COVID-19.

Zemaj, në një postim në Facebook,  thekson se “gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë”.

“Në orët e pasdites trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive. Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë.”

Më tej, ai shprehet se Kosova është bërë shembull për rajonin.

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 284 raste të reja me COVID-19

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë…

Posted by Armend Zemaj on Friday, February 5, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!