Juventusi luan nesër një ndeshje shumë të fortë ndaj Romës në “Allianz Stadium”, duke nisur nga ora 18:00. Para kësaj sfide foli trajneri i kampionëve në fuqi, Andrea Pirlo, i cili e vlerëson maksimalisht ndeshjen e nesërme.
“Do ndeshemi ndaj një ndër ekipeve që luan futbollin më të mirë në Itali. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe duhet të jemi shumë të përqendruar. Duhet të bëjmë pak gabime.
Ne jemi përmirësuar shumë mendërisht. Humbja në ‘San Siro’ ndaj Interit me siguri na ndihmoi të kuptojmë se gjithmonë duhet të jemi të përqendruar. Ne jemi duke përmirësuar të gjitha aspektet.
Fatkeqësisht, kemi pak kohë për të stërvitur, por duke parë edhe disa video, ndoshta mund të kapim diçka. Dybala është akoma jashtë, Ramsey u stërvit pak me ne, por ato nuk janë në dispozicion për nesër.
Ronaldo 36 vjeç? E dija se është shumë profesionist, por ta shihja duke u stërvitur çdo ditë ishte një surprizuese. Ai ende ka pasion të madh, argëtohet në fushë. Nëse ke akoma këtë dëshirë, do të thotë që jë hero. Ai e ka atë, ashtu si Buffon, Chiellini, Bonuçi.
Ne jemi në 70-80%, më në fund kemi pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion dhe unë gjithashtu mund të bëj lëvizje në mbrojtje. Ky është hap shumë i rëndësishëm.
Në ndeshjen e parë, për shembull, nuk kisha Alex Sandro dhe më duhej të përdorja Cuadrado në të majtë. Nuk shkoi shumë mirë, por duke mos i njohur ata, unë duhej të provoja.
Nëse ai nuk luan Dzeko, do të luajë Mayoral. Ai po bën shumë mirë. Dzeko është një lojtar i shkëlqyer, por Roma luan mirë me të dy”, tha Pirlo. /abcnews.al