“Forca e ligjit”, sekuestrohen rreth 1 milion euro të pista

schedule17:15 - 22 Gusht, 2018

schedule 17:15 - 22 Gusht, 2018

Policia e Shtetit ka sekuestruar rreth 1 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi. Në njoftimin zyrtar jepen vetëm inicialet e personit, ndaj të cilit është regjistruar procedimi pasuror në prokurori.

Sipas të njëjtit burim, kanë qenë agjencitë ligjzbatuese, ato që kanë informuar policinë, për veprimtarinë e kundraligjshme të shtetasit R.SH. Sekuestroja preventive është vendosur për llogaritë e tij bankare dhe të katër familjarëve të tij, në dy banka të nivelit të dytë.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Roland Shëmbitrasi, i ekzekutuar në 8 Tetor të 2017, në orën 04:40 të mëngjesit, në lagjen Glifadha në Athinë, për cështje të trafikut të drogës. 39-vjeçari me origjinë nga Korca, ishte bashkëpronar i lokalit të natës “Roy Bar” ku u ekzekutua, në lagjen Glifadha, por edhe i tre të tjerëve po në Athinë.

Shtypi grek shkruante se ai njohej me nofkën “tenxherja”, për shkak se njihej për përpunimin që i bënte kokainës. Në vitin 2012, ishte arrestuar nga policia, pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motorë tek klientët VIP të 39-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!