Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfiskohen asete me vlerë 1 milion euro në Prishtinë/ Pasuri e një çifti nga Kosova, aksion në bashkëpunim me Europol

schedule18:01 - 6 Korrik, 2026

schedule 18:01 - 6 Korrik, 2026

Asete me vlerë një milion euro janë konfiksuar nga policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe franceze, nën koordinimin e Europol dhe Eurojust, ndërsa hetimi kishte në fokus pastrimin e parave.

Sipas Policisë, informacionet e siguruara nga Italia mundësuan identifikimin e llogarive bankare, interesave të biznesit, pasurive të paluajtshme dhe automjeteve luksoze në pronësi të një çifti shtetas të Kosovës me vendbanim në Itali.



Çifti tashmë nën hetim penal, ishte arrestuar në Francë dhe në shtator të vitit 2025, pasi autoritetet kishin zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura në ndarje të modifikuara të dy automjeteve.

Sipas hetimeve, paratë e gatshme konvertoheshin në ar për të fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe për të lehtësuar transportimin ndërkufitar të pasurisë kriminale, veçanërisht drejt Kosovës, Turqisë dhe Marokut.

Operacioni është zhvilluar më 30 qershor në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!