Eno Skarço, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC, analizon duelin Vllaznia-Laçi, sfida më e fortë e kësaj jave në Superiore.
“Fitorja e Vllaznisë? Do jepte sinjale shumë të forta për të gjithë pretendentët. Do hiqtë një kandidat direkt, do e s’postonte Laçin. Kukësi nuk besoj se është kaq i dorëzuar.
Unë mendoj se Laçi ka alternativë vetëm fitoren. Nuk ka shans tjetër për të rikuperuar pikë me kreun. Ndeshja do të ketë impaktin e parë në fushë, për të përcaktuar se kush do të sulmojë dhe cila do të orientohet drejt mbrojtjes.
Vllaznia mendoj se do të jetë më e kujdesshme, duke parë edhe kalendarin që ka më pas. Do tentojë të mos dëmtohet shumë. Në tre javët e fundit, gjendja e Vllaznisë nuk është ajo e fillimit të kampionatit.
Situata nuk është aq e mirë sa Vllaznia të shtypë Laçin. Kujdes, pasi Laçi është një skuadër me shumë nivel“, deklaron Skarço. /abcnews.al