Mjeku onkolog-radioterapeut në spitalin Hygeia: Aparatura “Truebeam Radioterapi System” trajton tumoret në pak ditë

schedule16:22 - 4 Shkurt, 2021

schedule 16:22 - 4 Shkurt, 2021

Për të gjithë ata pacientë të prekur nga patologji malinje dhe që ju është rekomanduar trajtimi me Radioterapi, spitali “Hygeia” e ofron këtë shërbim me metodat më bashkëkohore.

Së fundmi spitali ka futur pajisjen më të re, të teknologjisë së fundit, “Truebeam”.

Doktor Ledio Bregu, mjek onkolog-radioterapeut, tregon mënyrën se si bëhet trajtimi i tumoreve me këtë pajisje.

“Në spitalin “Hygeia” kemi futur së fundmi një pajisje të re, akseleratori linear TrueBeam High Definition Radioterapi System, i cili bën të mundur që të trajtohen edhe tumoret më të vegjël me doza të larta në shumë pak ditë, në 3 apo 5 ditë dhe ky tumor zhduket pa pasur nevojën e kirurgjisë. Ky lloj trajtimi është kryesisht i vlefshëm në rastet kur pacientët nuk mund të operohen për shkak të arsyeve të tjera”, sqaron ai.

Me Truebeam, trajtimi i tumoreve kryhet sipas një procedure mjaft të thjeshtë dhe të shkurtër.

“Për trajtimin e një tumori të vogël në tru apo eleminimin e metastazave të trurit, rekomandohet trajtimi me Radiokirurgji dhe bëhet fjalë për një teknikë trajtimi të cilën pacienti e kryen në një seancë të vetme pa pasur nevojë t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, pra pa thikë. Pacienti vjen, bën radioterapi dhe ikën në shtëpi dhe në vazhdim shikon se si kjo masë tumorale zhduket dalëngadalë”, shpjegon ai.

Drejtori i Departamentit të Radioterapisë në spitalin “Hygeia”, Dr. Ledio Bregu thekson se edhe trajtimi i tumoreve lokalizuar në trup është thuajse i njëjtë.

“E njëjta gjë bëhet dhe për tumore të trupit, kur në vetëm 3 apo 5 seanca trajtimi me radioterapi mund ta zhdukësh këtë tumor, pra pa pasur nevojë për kirurgji.  Mesazhi im është, kryeni konsulta te mjeku specialist për çdo lloj ankese që keni që në rast se është sëmundje tumorale të zbulohet shpejtë, të trajtohet shpejtë dhe të mos krijojë probleme më vonë”, shton më tej mjeku.

4 shkurti është Dita Botërore e sensibilizimit kundër kancerit. Mjekët bëjnë thirrje për vëmendje dhe kontrolle më të shpeshta për ta zbuluar në kohë patologjinë.

TrueBeam Radioterapi System, ofron për pacientët një sërë avantazhesh, të tilla si:

✔Kohë trajtimi e shkurtër & precizion shumë i lartë

✔Kontroll në kohë reale i pozicionit të Tumorit

✔Trajtim i Kancerit të Mushkërisë me Skaner 4D me precizion shumë të lartë

✔Trajtim i Kancerit të gjirit me Skaner 4D pa prekur zemrën

✔Radiokirurgji – Trajtimi me sukses i tumoreve të vogla të kokës & metastazave në 1 seancë të vetme, pa Kirurgji

✔Trajtim i metastazave të Mëlçisë, apo edhe në çdo vend tjetër, për vetëm 3 ditë

✔Mjekë Onkologë-Radioterapeut me eksperiencë ndërkombëtare

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!