Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Mediat vendase bëjnë me dije se vëllezërit shqiptar 23 dhe 33 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë arrestuar në Torino, pasi kishin kultivuar 500 rrënjë kanabis në një vilë në qendër të Pinerolos.
Shqiptarët e kishin marrë me qira atë ndërtesë për ta shndërruar në një “serrë” për prodhimin e drogës, ku pas kontrollit nga karabinierët janë gjetur mbi 500 bimë kanabis.
Gjithashtu brenda janë gjetur të gjitha pajisjet e nevojshme për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim. Në shtëpi u sekuestruan njëqind kilogram marijuanë të gatshme për t’u paketuar. Ndërkohë që në ambientet e jashtme nuk dëgjohej asnjë arome ose zhurma shqetësuese. e.su./abcnews.al