Ernest Muçi mbetet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Tiranës është një nga emrat e lakuar në merkato, teksa së fundmi raportohet se për të ka pasur një ofertë edhe nga Serie A.
Sipas “Panorama Sport”, Hellas Verona ka ofruar 400 mijë euro për futbollistin e Shqipërisë U21. Raportohet se Tirana e ka refuzuar këtë propozim, pasi kërkon të përfitojë më shumë.
Thuhet se në tavolinën e bardhebluve është një ofertë që kap shifrën e 600 mijë eurove dhe në fund të sezonit do të kryhet transferimi i Muccit jashtë vendit. /abcnews.al