Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neymar-PSG e kryer, e bindin tratativat me Messin dhe 3 arsye të tjera

schedule08:37 - 4 Shkurt, 2021

schedule 08:37 - 4 Shkurt, 2021

Neymar dhe PSG pritet që të rinovojnë brenda kësaj jave. Besohet se marrëveshja është arritur dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Vetë braziliani ka bërë një postim që paralajmëron gjithçka, duke shkruar “Të dua PSG”.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, shkruan se Neymar është i lumtur me Leonardon, si dhe e vlerëson maksimalisht trajnerin Mauricio Pochettino. Këto e bëjnë që të rinovojë, sikurse edhe fakti që do të ketë të njëjtën pagë.

Një tjetër “bonus” është bindja e tij se PSG do tentojë të firmosë me Leo Messin. Gara do të jetë me anglezët e Manchester City dhe sulmuesi brazilian do donte shumë që të bashkohej në një ekip me yllin argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!