Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi dhe rikthimi i Kane, Mourinho ka një lajm të mirë për tifozët

schedule19:18 - 3 Shkurt, 2021

schedule 19:18 - 3 Shkurt, 2021

Harry Kane është pranë rikthimit në fushën e blertë. Kapiteni dhe sulmuesi kryesor i Tottenham, qëndron jashtë prej datës 28 janar.

27-vjeçari pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Liverpool (kampionët fituan 1-3), por gjendja e tij është më e mirë se sa mendohej.

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka folur rreth gjendjes së lojtarit në konferencën për shtypin përpara sfidës shtëpiake ndaj Chelsea.

Mendoj se nuk është një gjë shumë optimiste të thuash se ai do të luajë javën e ardhshme. Jemi të lumtur që gjendja e tij po përmirësohet.

Javën e ardhshme do të ndeshemi me Everton dhe Man City. Besoj se Harry do të aktivizohet në një nga këto dy ndeshje“, deklaron trajneri i Spurs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!