Në festën e Kurban Bajramit, Edicioni Veror ishte në Borsh për të parë traditat dhe ritet që zbatohen në zonë gjatë kësaj dite të shënuar. Stafi u ngjit në një vend të shenjtë, në tyrben e Mekamit. E gjendur në mes të një bukurie natyrore njerëzit e shfrytëzojnë vendin edhe për ujë nga burimet e malit.
Më pas, Edicioni Veror erdhi ndryshe me një spektakël të veçantë nga “Fabulous Orchestra”. Një bandë jo si të tjerat me 11 pjesëtarë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht Franca dhe Italia.
https://youtu.be/gUjWRTjC8Ic
Ata aktualisht janë duke bërë një tur në disa nga vendet më të bukura të jugut shqiptar. Një nga vokalistet e grupit na tregoi gjithashtu se ata kishin mësuar shumë gjëra për shqiptarët, si për shembull fakti që ata nuk kërcejnë spontanisht, por vetëm kur e planifikojnë të kërcyerin nëpër evenimente të ndryshme. E veçanta e kësaj bande është se ata pëlqejnë shumë që të udhëtojnë dhe marrin bagazh kulturor në të gjithë shtetet ku performojnë.
Fabulous Orchestra është një bandë në lëvizje me shumë pak shpenzime, ndaj ata para se të shkojnë në një shtet të caktuar u shkruajnë asgjencive mikpritëse nëse mund tu sigurojnë strehim dhe ushqim. Qëllimi i tyre mbetet të qenurit spontan dhe të shpërndarit alegri nëpërmjet muzikës, ndaj dhe vizita në Shqipëri për ta ishte vërtet e kënaqshme./abcnews.al