Rama takon Lulzim Bashën në kantierin e Shijakut: Nuk flenë të gjithë gjumë

schedule11:09 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:09 - 3 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me një punonjës të kantierit në lagjen e re të Shijakut të quajtur Lulzim Basha. Rama thumboi kryedemokratin duke theksuar se ai është punonjësi më i mirë pasi jo të gjithë ata që kanë emrin Lulzim Basha flenë gjumë.

Elton Arbana: I punësuar më i fundit është Lulzim Basha

Edi Rama: Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë

Rama thotë se rilindja pas tërmetit vazdon me kopshtet dhe shkollat ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale

“Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale”, thotë Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!