Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë disa javë që janë bërë prindër për herë të parë. Blogerja solli në jetë një vajzë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Poem Blu.
Së fundmi, ajo ka realizuar një ‘intervistë’ në Instagram, ku i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe sigurisht shumica prej tyre pyesnin për shtatzëninë, lindjen dhe Poemën.
Sara zbuloi se emrin e vajzës ia kishte sugjeruar një fans dhe ajo e Ledri e kanë pëlqyer shumë.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”, është ajo.
Sara ka thënë se Poemën e ushqen me qumësht gjiri dhe ky proces ka qenë i vështirë për të, duke dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për nënat e reja.
“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të informuara lidhur me këtë çështje”, ka treguar blogerja./abcnews.al