VETTING-“Lule shqipo, lule djalë”

schedule20:59 - 2 Shkurt, 2021

schedule 20:59 - 2 Shkurt, 2021

Ligjërimi politik përmes batutave, është një prej karakteristikave të Edi Ramës. Shpotitë e tij e kanë origjinën herët, qysh tek daljet e para në publik, kur nisi edhe rruga e tij politike. Për analistët, batuta apo qeverisja me shaka, është e vetmja arritje në këto tetë vite. Janë me mijëra situata komike të shkaktuara prej tij në përgjigjet që iu jep kundërshtarëve, apo edhe bashkëpunëtorëve. Do të sjellim disa prej batutave pikante të këtij “Gaztori” të kohëve moderne…qeverisja me batuta.

Kur u vendos që Përpjekja e nëntë t’i kushtohej shqiptarit nëpër botë më fërgëlloi trupi njëlloj si njëherë e një kohë përballë një teme të madhe hartimi shkruar në dërrasë të zezë nga dora e zyshës së bukur të letërsisë dhe më pushtuan aso emocionesh të flakta që vetëm Epoka e Utopisë së Madhe ia mbërrinte t’i ngjallte përmes titujsh përthithës si Mirëmëngjes Republikë, Shqiponjat fluturojnë lart, Buka e duarve tona, Njeriu i Ri Din Hyka, Lule për 8 marsin, Endërr industriale … mbamë, o perëndi se m’u muar mendja duke parë syhapur ëndrrën për të stisur e futur në vazon e vogël të Përpjekjes një buqetë lulesh të zgjedhura me aromë të fortë shqiptare  lule të rralla, të kërryera nga krejt ajo bahçe që gjaku shqiptar vaditi nëpër rrugët e Botës së Lirë….” Kështu nis, artikulli i shkruar nga Edi Rama në revistën “Përpjekja” më shumë se 20 vite më parë. Në atë kohë ishte publicist, ndër më spikaturit. Por shpejt iu desh ta linte pas atë petk komod të intelektualit dhe të niste një rrugëtim plotë të panjohura nëpër korridoret e politikës.

Në prill të vitit 1998 kur i kishte thënë “Po” kryeministrit të kohës Fatos Nano dhe po priste dekretimin si ministër i Kulturës, Edi Rama bëri një betim:  “E vetmja siguri që kam është se nuk u futa në këtë terren për të marrë diçka për veten time, po për të lënë diçka nga vetja. Koha ka treguar se përgjithësisht ky është një parriz qejfesh të patreguara për ata frymorë të shumtë që duan të marrin dhe një ferr nervashkatërrues, për ata Don Kishotë që duan të japin, por, çfarëdo të tregojë koha për mua si ministër, ajo çka mund të them me bindje, qysh sot, është fakti se edhe në qofsha ministri më i dështuar që ka njohur ky vend, dështimi im nuk do të ketë të bëjë me asnjë nga qejfet e atij parrizi.”

Por “ky parriz qejfesh të patreguara” është ndoshta kaq gllabërues për gjithkënd që i afrohet… E kështu Edi Rama  është aty kryekeput i përfshirë në këtë parriz qejfesh të patreguara”, duke u argëtuar e duke argëtuar shqiptarët me një qeverisje me batuta. Ligjërimi politik përmes batutave, është një prej karakteristikave të Edi Ramës. Për shumë analistët, batuta apo qeverisja me shaka, është e vetmja arritje në këto tetë vite… Janë me mijëra situata komike të shkaktuara prej tij në përgjigjet që iu jep kundërshtarëve, apo edhe bashkëpunëtorëve. Do të sjellim disa prej batutave pikante të këtij “Gastori” të kohëve moderne…”Lule Shqipo Lule Djalë” Vetting në ABC.