Raste të reja me koronavirus janë raportuar në Pogradec.
Mësohet se tre nxënës, 5 mësues, sanitarja dhe sekretarja në gjimnazin në Buçimas të Pogradecit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Gjithashtu raste të reja me covid janë raportuar edhe në Berat. Mësues, nxënës, infermierë, specialistë dhe punonjës rezultojnë të prekur në këtë qytet.
Lexo edhe: Pesë humbje jete dhe 942 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Më konkretisht të prekurit me koronavirus në Berat janë:
-1 mësuese në shkollën e mesme “Kristo Isak” në Berat,
-1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat,
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në Uznovë,
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Mbrakull,
-1 nxënës në shkollën e mesme “Irfan Ngjeqari”
1-nën/drejtori i Spitalit Rajonal Berat.
-1- infermier në Spitalin Rajonal Berat.
-1 specialist në paraburgimin e IEPV Berat.
-1 specialist në Kadastrën e Beratit.
-1 punonjëse në filialin BKT Berat.
-2 punonjëse në firmën “Stela”.
-1 punonjës në një servis celularësh.
Kujtojmë se këtë të martë Ministria e Shëndetësisë raportoi 5 humbje, ndërsa rezultuan pozitivë 942 raste të reja. Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat anti-covid.
/abcnews.al/