Sot në familjen e producentit, Ardit Gjebrea është një ditë e veçantë. Bashkëshortja e tij, Anila feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga Arditi.
Ai e ka uruar me një postim në Instagram duke zgjedhur një foto, në të cilën shfaqet duke e përqafuar.
“Urime ditëlindja, zemra ime”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë Gjebrea.
Ndërkohë urimet kanë qenë të shumta, përfshirë këtu personazhe të njohur si Rovena Dilo, Marsela Çibukaj, Olsi Bylyku, Jonida Maliqi apo Klajdi Haruni.l.k/abcnews.al