Omarosa: Donald Trump do ta dëbojë Melanian nëse ajo i kërkon divorcin

schedule15:39 - 21 Gusht, 2018

schedule 15:39 - 21 Gusht, 2018

Ish-ndihmësja në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa Manigault Newman, ka deklaruar se Donald Trump do të gjejë një mënyrë për të dëbuar bashkëshorten e tij Melania, nëse ajo ndahet nga ai.

Në librin e saj përkujtimor të kohës kur punonte në Shtëpinë e Bardhë, Omarosa shprehet se nëse diçka e tillë ndodh, Trump do ti heqë shtetësinë amerikane bashkëshortes së tij, për arsye se një ndarje mund të ishte “turpërimi përfundimtar” për të. Për pasojë, Melania do të duhej të kthehej në vendlindjen e saj Slloveninë.

Omarosa Manigault Newman: “Donald Trump është një njëri hakmarrës dhe nuk do të lejojë asgjë që të kalojë pa u ndëshkuar.”

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, e ka marrë nënshtetësinë e saj me anë të një vize të veçantë të quajtur “për njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme” e njohur nga FBI-ja si “Viza Ajnshatajn”. Ky lloj programi iu ofrohet akademikëve, kërkuesve shkencorë, biznesmenëve ndërkombëtarë etj. Ish-modelja u bë qytetare amerikane në vitin 2006./abcnews.al