Shënohen 9,660 raste të reja dhe 499 viktima nga Covid-19 në Itali

schedule17:30 - 2 Shkurt, 2021

schedule 17:30 - 2 Shkurt, 2021

499 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 244,429 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 9,660 raste.

Sipas autoriteteve numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 89, 344, ndërsa aktualisht në kujdes intensiv janë 2,214 pacientë.

Ndërkohë rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është regjistruar Siçilia,  me më shumë se 984 raste.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!