Kontrata e Sergio Ramos me Real Madrid përfundon në fund të sezonit dhe të gjithë tifozët madrilenë janë të shqetësuar për të ardhmen e tij dhe duan qëndrimin e kapitenit e për sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër mediet spanjolle shkruajnë se Ramos u ka komunikuar drejtuesve se do të largohet dhe ata janë të përgatitur për këtë situatë. Në Instagram janë të shumta faqet që komunikojnë lajme për ”Los Blancos” dhe një prej tyre shkruante për largimin e sigurt të Ramos.

Ajo që ka bërë bujë dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe medie është fakti se mbrojtësi ka pëlqyer postimin e faqes, duke vërtetuar në njëfarë mënyrë largimin nga Real Madrid. Pas disa çastesh ai e hoqi pëlqimin e tij, por deri atëherë ai veprim kishte marrë dhenë. /abcnews.al

