Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se sot është ridëshmuar se Marrëveshja e Uashingtonit ka qenë historike.
Në një postim në Facebook, Hoti pohon se marrëveshja e arritur në Uashington ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.
“Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli , do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri në detyrë i Kosovës shkruan po ashtu se pret nga kundërshtarët që së paku ta falënderojnë popullin e Izraelit. /abcnews.al/