Limoni jeshil: Përfitimet e mahnitshme për zemrën dhe imunitetin

schedule22:36 - 1 Shkurt, 2021

schedule 22:36 - 1 Shkurt, 2021

Limoni i gjelbër ndihmon në mbrojtjen e trupit nga sëmundje të ndryshme dhe është një përbërës thelbësor i dietave për humbjen e peshës.

Limoni i gjelbër ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të mbipeshes, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu është i dobishëm për flokë dhe lëkurë të shëndetshëm dhe rritje të energjisë.

Një raport i botuar nga faqja e internetit “The Manuel” publikoi disa përfitime shëndetësore të ngrënies së limonëve të gjelbër, më të spikatur të të cilave janë renditur më poshtë:

Shëndeti i zemrës

Limoni i gjelbër ndihmon në zvogëlimin e yndyrave në arteriet koronare dhe studime të shumta kanë zbuluar efektin e mungesës së vitaminës C në sëmundjet e zemrës.

Antimikrobik

Lëngu i limonit të gjelbër përmban veti antibakteriale.

Parandalimi i astmës

E pasur me Vitaminë C, e cila ndihmon në zvogëlimin e sulmeve të gjoksit dhe astmës.

Thithja e hekurit

Vitamina C gjithashtu rrit përthithjen e hekurit nga trupi.

Përmirësimi i imunitetit

Limoni përmban antioksidantë që përmirësojnë sistemin imunitar, i cili lufton mikrobet që shkaktojnë ftohjet dhe gripin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!