Në New York qendra e vaksinimit janë mbyllur përkohësisht për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë vendin.
Sipas autoriteteve pritet që në bregdetin lindor në SHBA bora të arrijë deri në 60 cm.
Ndërkohë New York ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa fluturimet janë anuluar.
Kryebashkiaku Bill de Blasio u shpreh se stuhia ka penguar procesin e vaksinimit, por premtoi një rifillim të shpejtë pasi të ketë kaluar edhe rreziku i stuhisë.
/abcnews.al/