Në 24 orët e fundit janë shënuar 7, 925 raste të reja me koronavirus në Itali nga 142,419 testime të realizuara.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 329 pacientë me Covid kanë humbur jetën, ndërsa 13,975 persona janë shëruar.
Gjithashtu sipas autoriteteve shëndetësore shkalla e pozitivitetit është 5.6%.
Lexo edhe: Italia regjistron 12,715 raste me COVID, 421 qytetarë humbën jetën në 24 orë
Kujtojmë se të dielën Ministria e Shëndetësisë në Itali, konfirmoi 12,715 raste të reja me koronavirus, ndërsa 421 pacientë humbën jetën.
/abcnews.al/