Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E qëlloi një person dhe u “zhduk”, policia reagon për atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier

schedule11:31 - 1 Shkurt, 2021

schedule 11:31 - 1 Shkurt, 2021

Policia ka reaguar në lidhje me atentatin në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier. Sipas policisë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Range Rover”, i cili është gjetur i djegur në fshatin Daullas.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së sotme ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj Shkëlzen Kastratit, i cili ndodhej në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AB871AN. Abcnews.al mëson se automjeti ku ai po udhëtonte nuk është regjistruar në emrin e tij.

Ndërkohë, raportohet se makina tjetër tip “Mercedes Benz” me targa AA799UY nuk ka lidhje me ngjarjen dhe ka qenë rastësisht aty duke u përplasur nga makina e viktimës pasi u qëllua.

 

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!