Emiljano Shullazi i izoluar prej muajsh në regjimin “41 Biss” ka shfaqur probleme shëndetësore ditën e sotme. Ai do dërgohej për një vizitë mjekësore por për shkak se nga spitali i burgut është dërguar në Infektiv, Dritan Dajti, autoritetet kanë pezulluar lëvizjen e tyre në të njëjtën kohë.
Emiljano Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. /mv.abcnews.al