Ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës

schedule17:50 - 20 Gusht, 2018

schedule 17:50 - 20 Gusht, 2018

Për shkak të mungesës së reshjeve në muajin gusht, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është ulur ndjeshëm. Megjithatë, Fierza po punon me kapacitet të plotë.

Ka më shumë pak ujë se në muajin korrik. Rënia e nivelit në liqene po bëhet me ritme të shpejta. Fierza vijon punën me kapacitet të plotë të prodhimit të energjisë elektrike. Edhe me këtë ritëm rëniesh, rezervat ujore mjaftojnë deri në nisje të shtatorit. Reshjet gjatë gushtit nuk kanë munguar, por jo sa për të shtuar prurjet, nivei i të cilave ka rënë në 510 metër kub ujë në sekontë.

Duke menduar vjeshtën me reshje të bollshme, kjo është në një farë mënyre edhe politikë e KESH, për të shmangur ngarkesën dhe shkarkimet gjatë asaj periudhe. Uji ka lënë pas vetes mbetje të shumta, e kryesisht lëndë drusore, të cilën po e shfrytëzojnë më së miri banorët si rezervë dimërore. Parashikimet e motit flasin për një periudhë vape e thatësire në këtë fund gushti, ç’ka do të thotë akoma më pak ujë në ujmbledhësin më të madh në vend, i cili shpeshherë shfrytëzohet edhe për tu freskuar nga qytetarë të shumë e turistë të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!