Donald Mëllugja është një prej afrimeve të Partizanit në limite. Mesfushori lë Bylisin dhe u bashkohet të kuqve, por nuk është i vetmi. Roberto Carlos Dominguez Fuentes, 23-vjeçari i kombëtares së El Salvador, do i bashkohet të kuqve.
Mbrojtësi qendror bëhet pjesë e Partizanit si lojtar i lirë, pas një eksperience në Bolivi te skuadra e Bolivar. Ai ka luajtur edhe me disa klube të tjera në El Salvador.
Surpriza tjetër e Partizanit , sipas Supersport, është Edon Hasani, mesfushori shkodran që vjet doli kampion me Tiranën dhe ishte një nga më të vlerësuarit e tifozëve bardheblu. /abcnews.al