“Idiot”, berberi nevrikoset me veprimin e Joelinton në periudhë karantine

schedule23:14 - 31 Janar, 2021

schedule 23:14 - 31 Janar, 2021

Sulmuesi i Newcastle United, Joelinton, është përfshirë kohët e fundit në një situatë të pakëndshme. Britania e Madhe vazhdon të jetë nën masa të ashpra për shkak të mutacionit të ri dhe si pasojë nga data 5 janar është vendosur që parukeritë dhe berberët të qëndrojnë të mbyllur deri në një udhër të dytë.

Si kudo në botë masat nuk zbatohen nga të gjithë dhe lojtari e ka shkelur pikërisht këtë rregull. Braziliani ka qenë në sallonin e Tom Baxter për të prerë flokët dhe ai ka postuar në “Instastory” në kohën kur ishte aty.

 

Postimi u fshi brenda pak momentesh, por tashmë polemikat nuk mund të ndaleshin. Baxter e quajti një idiot Joelintonin për këtë veprim, por më pas i doli në mbrojtje klientit të tij.

“Po ishte karantinë dhe ne nuk duhet ta bënim atë. Njerëzit janë lodhur tashmë nga karantina dhe në një farë mënyre nuk po i zbatojnë rregullat. Gjithsesi, lojtari kishte kryer testin e koronavirusit si dhe erdhi si pasojë e një seti fotografik, çka lejohet sipas protokolleve mjekësore”, deklaron berberi për “BBC”. /abcnews.al