Thomas Tuchel merr fitoren e parë si trajner i Chelsea. “Blutë e Londrës” fituan 2-0 në shtëpi përballë Burnley, takim që u vendos nga golat e dy mbrojtësve.
Cesar Azpilicueta zhbllokoi takimin në minutën e 40-të. Goditje potente e kapitenit të Chelsea dhe topi në rrjetën e ekipit udhëtues.
The defenders get the job done for Chelsea ?#CHEBUR pic.twitter.com/WVvJSvNVFW
— Premier League (@premierleague) January 31, 2021
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-t dhe sërish një spanjoll autori. Veprim shumë i bukur i Marcos Alonso brenda zonës kundërshtare dhe 2-0 për Chelsea.
Suksesi i sotëm e ka ngjitur ekipin e Tuchel përkohësisht në vend të dhjetë me 30 pikë. Vendet e para janë akoma larg, por ky ishte një trepikësh i rëndësishëm për moralin e skuadrës. /abcnews.al