Hoti: Të mos përdoret vizita në veri për fushatë, për të treguar gjëra që s’ekzistojnë

schedule11:16 - 31 Janar, 2021

schedule 11:16 - 31 Janar, 2021

Kryeministri në Detyrë Avdullah Hoti ka komentuar vizitën e Albin Kurtit dhe të presidentes Vjosa Osmani një ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, pasi ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në 24 vjetorin e rënies.

Hoti është shprehur se  kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtruesja e detyrës së presidentes nuk duhet ta shfrytëzojnë vizitën në veri për fushatë, që të tregojnë “diçka që nuk është”.

Unë besoj që disa kauza, disa çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. Ai është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim dhe nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejtë të lëvizë në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të tregu gjëra që nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë”, tha Hoti.

Kurti dhe Osmani vizituan dje minierën “Trepça” në veri, ndërsa u raportua se kjo vizitë u ndërpre pas një reagimi i serbëve lokalë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!