Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka më dilema: Dita e vizitave mjekësore, Khedira rikthehet në Gjermani

schedule10:29 - 31 Janar, 2021

schedule 10:29 - 31 Janar, 2021

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, është shumë pranë një transferimi në radhët e Hertha Berlin. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga “Kicker” dhe mësohet se gjermani është parë ditën e djeshme në Berlin.

Ndërkohë, ditën e sotme janë planifikuar dhe testet mjekësore për kampionin e Botës të vitit 2014 dhe më pas pritet të vijë dhe zyrtarizimi i transferimit. Khedira do të rikthehet kështu pas gati 11 vitesh në Bundesligë, kur u largua në vitin 2010 nga Stuttgart drejt Real Madridit.

 

Sami Khedira

Kujtojmë që 33-vjeçari është lënë jashtë ekipit të Juventusit nga Andrea Pirlo që në fillimin e sezonit, edhe pse ka vazhduar stërvitjen rregullisht me ta. Khedira fitoi pesë kampionate dhe tre Kupa të Italisë me fanellën e bardhezinjve që nga viti 2015, por tashmë ai është gati për një aventurë të re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!