Armando Sadiku ka gjetur golat e parë te Bolivar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare i befasoi të gjithë pak ditë më parë, duke u transferuar në Bolivi.
Bolivar përfitoi të zhvillonte një miqësore me Club Wilstermann. Prezantim fantastik tek ekipi i ri për 29-vjeçarin nga Elbasani.
#VideoNoticias
Mira los goles de Armando Sadiku en su primer encuentro con la casaca de @Bolivar_Oficial. ? Con imágenes de Club Wilstermann pic.twitter.com/t4w0Km3hrA— Marcas (@Marcas_LaRazon) January 30, 2021
Sadiku ia doli të dërgojë dy herë topin në rrjetën kundërshtare, teksa dhuroi edhe një asist për një nga shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al