Jeta e Katy Perry-t ka ndryshuar plotësisht që nga ardhja në jetë e vajzës Daisy në gusht. Këngëtarja 36-vjeçare foli në lidhje me mëmësinë në një live në Instagram, ku tha se të jesh nënë është “puna më e mirë në botë”.
“Ajo ndryshoi jetën time dhe ende vazhdon ta ndryshojë jetën time. Mendoj se e kupton qe kur bëhesh nënë, thjesht duhet të përqendrohesh të jesh nënë. Dhe kjo nuk është për shkak se nuk i do njerëzit e tjerë, nuk është për shkak të gjërave të tjera përveç se dëshiron të jesh një mami e shkëlqyer.“, tha ajo.
Këngëtarja shtoi më tej se Orlando Bloom ka qenë një “partner i pabesueshëm” që nga ardhja në jetë e Daisy-t. Një burim tha për Entertaiment Tonight se Perry dhe Bloom po planifikojnë të mbajnë një dasëm por më shumë janë përqendruar në të qenit prindër.
“Për momentin nuk ka pasur asnjë diskutim për një datë të re martese. Ata nuk dëshirojnë t’i bëjnë presion vetes për këtë,” tha burimi. “Kur ata fillimisht po planifikonin martesën e tyre, kishte shumë stres dhe tension, por tani gjërat janë kaq shumë mirë mes tyre.” /abcnews.al