Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk donte të ndahej, vrau gruan dhe djalin e mitur, 39-vjeçari italian hidhet nga ballkoni

schedule22:44 - 29 Janar, 2021

schedule 22:44 - 29 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një 39 vjeçar ka vrarë gruan dhe djalin e tij 5 vjeç më pas ka tentuar që të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i banesës.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një familje në Carmagnola , në zonën e Torinos ku 39 vjeçari Alexandro Riçio ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij.



Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se vrasja e dyfishtë ndodhi pas një sherri në familje. Autori i krimit tashmë është i shtruar në një spital, jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët u njoftuan nga fqinji, i cili u zgjua në mes të natës nga britmat. Ndërkohë rezulton se shkak për këtë ngjarje të jetë bërë vendimi i bashkëshortes së 39 vjeçarit për tu divorcuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!