Bekim Balaj ishte në qendër të vëmendjes për një kalim te Vllaznia, por bëhej fjalë për një lëvizje të pamundur. Shkodrani është në kontratë me Sturm Graz dhe kuqeblutë kurrsesi nuk mund ta përballonin një transferim të sulmuesit, ose edhe vetëm pagën.
Së fundmi ka lajme që e çojnë Balajn në Turqi te skuadra e Boluspor, ku pritet të nënshkruajë portieri Gentian Selmani. Gjithsesi nga Austria e kanë hedhur poshtë diçka të tillë, sikurse edhe kalimin e një lojtari nga Azerbajxhani në skuadrën e tyre.
Andreas Shicker, drejtues i Sturm Graz, ka qenë i qartë në deklaratën e tij: “Kjo është totalisht një marrëzi. Bekimi nuk do të shkojë në Turqi, ai do të mbetet pjesë e jona. Sa i takon afrimeve, ne nuk kemi bërë asnjë kërkesë zyrtare për asnjë lojtar në ndonjë klub tjetër”. /abcnews.al