Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka ndërprerë fondin për zhvillimin e Sirisë. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, vendi i prekur nga konflikti duhet të ndihmohet nga shtetet e pasura në Lindjen e Mesme. “Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund pagesës qesharake të përvitshme të 230 milionë dollarëve për zhvillimin e Sirisë. Arabia Saudite dhe vendet e tjera të pasura të Lindjes së Mesme do të fillojnë të bëjnë pagesa në vend të SHBA-ve. Unë dua të zhvilloj Shtetet e Bashkuara, forcat tona të armatosura dhe vendet që na ndihmojnë!”. Kështu shkruan Trump në Tuitër duke konfirmuar njoftimin e administratës amerikane lidhur me bllokimin e fondit të destinuar për stabilizimin e Sirisë./abcnews.al
SHBA, Presidenti Trump bllokon fondin e përvitshëm për zhvillimin e Sirisë
schedule13:32 - 19 Gusht, 2018
schedule 13:32 - 19 Gusht, 2018