Sa u kushtoi vota? Flasin për ABC dëshmitarët e dosjes 184

schedule18:59 - 29 Janar, 2021

schedule 18:59 - 29 Janar, 2021

Ngas Juxhin Mustafaraj

Gjykata e Dibrës është ngarkuar të shqyrtojë dhe të jap vendim për dosjen 184. Çështje që për nga ndjeshmëria dhe pritshmëritë publike, tejkalon edhe vetë përmasat e një institucioni që ka në përbërje vetëm 4 prokurore dhe 3 gjyqtarë.

Haki Çenga përgjimet e dosjes 184 i ka dëgjuar nga televizioni, pa menduar se edhe ai vetë një ditë do të duhet të dëshmojë në gjykatë.

Kur socialistët dhe demokratët kishin nisur përballjen paraelektorale në Dibër, i pozicionuar djathtas, ai mësoi se djalit iu mohua ndihma ekonomike.

Më kanë heq asistencën e djalit pse jam demokrat as nuk e kam votuar dhe as nuk kam ta votoj PS-në”, ka thënë ai.

Në gjykatë do të jap shpjegime për arsyet që drejtuesit e shërbimit social i hoqën ndihmën ekonomike.

“Unë sulmoj veprimin, pse jam demokrat, edhe unë jam shtetas shqiptar, edhe unë investoj si qytetar me taksat e mia, edhe unë jam dibranë. Ja kanë dhënë nga frika”.

Sot u paraqit si dëshmitar, por garanton se nuk do të mjaftohet me kaq.

Unë jam palë e dëmtuar dhe do të bëj dhe një kallëzim penal kush do më zhdëmtojë mua tani”, ka thënë ndër të tjera qytetari.

Bindjet politike i mohuan ndihmën ekonomike edhe Mensur Sanxhaferrit.

“Ma hoqën ndihmën ekonomike vetëm se votoj djathtas.”

Kur zgjedhjet parlamentare të 2021 po afrojnë, ndihma ekonomike i është rikthyer sërish.

Vetëm këtë muaj na është ofruar ndihma ekonomike, si një mënyrë për të na joshur të votojmë majtas”, shprehet ai.

Gjykata e Dibrës vendosi të shtyjë seancën e dytë për dosjen 184, pas kërkesës së avokatit të Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtares. Në mesin e të pandehurve ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016./abcnews.al