Pak ditë më parë, Maluma postoi në rrjete sociale një foto në të cilën shihej teksa kishte vendosur kokën mbi barkun e një vajze, ku shkruhej: “#7DJ”. Fansat mendonin vajza në fjalë është e dashura e tij, Susana Gomez. Nisur nga kjo, shumë fansa kanë supozuar se këngëtari ka dashur të tregojë se do të bëhet baba së shpejti, por të tjerë e lidhin këtë me një projet të ri muzikor.
Së fundmi, Maluma ka publikuar një album të ri. Albumi i ri mban titullin “7 Ditë në Xhamajkë”, prandaj tek barku i vajzës shkruhej “#7DJ”. “Kemi një djalë të ri. Quhet “7 ditë në Xhamajkë” dhe është albumi im i ri. E kam bërë me shumë dashuri dhe dedikim dhe e di që tani që do jetë një hit.
Faleminderit të gjithëve që keni besuar tek unë dhe që më keni lejuar të bëj art. Jam shumë i lumtur falë jush”, ka shkruar Maluma. Artisti gjithasht bëri me dije se albumi përmban 7 këngë të shoqëruara me video, të cilat janë publikuar në faqen e tij në Youtube. /abcnews.al