Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet emri i veçantë i vajzës

schedule14:55 - 29 Janar, 2021

schedule 14:55 - 29 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Gjira ka sjellë në jetë në vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Lana.

“Përshëndetje botë, kjo është supervajza ime Lana Ibrahimaj”, ka shkruar ajo, krahas fotos në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja ka dhe një djalë, i cili quhet Mael./abcnews.al