Gjykata Kushtetuese ka caktuar 2 marsin për seancën për ankimimin që ka bërë Partia Republikane për ndalimin e ndalimin e aktiviteteve elektorale në kohë pandemie.
Kujtojmë se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për ndalimin e aktiviteteve dhe tubimeve politike.
Republikanët kanë deklaruar se masa e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, për mos grumbullimin e jo më shumë se 10 vetëve në një ambient, është e padrejtë.
Sipas PR Komiteti i Ekspertëve po vepron me dy standarde. Nga njëra anë lejon punimet e Kuvendit, dhe nga ana tjetër ndalon grumbullimet e 10 apo më shumë personave.
Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, Mediu u shpreh se vendimi i Komitetit të Ekspertëve duhej rrëzuar pasi krijon pabarazi politike dhe ndihmon në manipulimin e zgjedhjeve. /abcnews.al/