Rama: Pogradeci do të ishte transformuar shpejt nëse do të kishte këtë kryetar bashkie

schedule12:11 - 29 Janar, 2021

schedule 12:11 - 29 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Pogradec ku ka ndjekur nga afër punimet përgjatë vijës liqenore deri në qytet.

Ndërsa ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se investimi ka filluar edhe në blloqe brenda qytetit. “Pogradeci prej 3-4 vitesh ka pasur një fluks investimesh duke e kthyer në një pol shumë tërheqës”, u shpreh ai.

Sakaq Rama theksoi se Pogradeci më projektet në proces do transformohet, ndërsa u shpreh se sipas tij ky transformim mund të kishte qenë më i shpejtë nëse do të ishte kryetar bashkia, kryetari që është sot.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!