Çfarë bisedoi berber Sandri më kryeministrin dhe a i la bakshish Rama?

schedule19:20 - 18 Gusht, 2018

schedule 19:20 - 18 Gusht, 2018

Kryeministri Edi Rama postoi pak ditë më parë një video në rrjetet sociale ku shfaqej te berberi. Po kush është berberi i parapëlqyer i kryeministrit? Gazetarja e Edicionit Veror ndodhet pikërisht te berber Sandri, aty ku Kryeministri teksa kalonte pushimet në Jug të vendit, shkoi të qethej. Një ngjarje kjo që u pasqyrua gjerësisht në rrjetet sociale. Gazetarja jonë është takuar këtu me djaloshin 17 vjeçar, i cili i preu flokët Edi Ramës. Të shohim se çfarë po flisnin te ajo video e famshme, që u shpërnda në rrjetet sociale dhe nëse i la apo jo bakshish Kryeministri berberit të Drimadhes.

https://youtu.be/RnnKh2aUqbU

Gazetarja: Si e ke emrin dhe sa vjeç je?

Berber Sandri: Aleksandër Hodaj.

Gazetarja: Aleksandër Hodaj, ose ndryshe berber Sandri që në këtë kioskë të vogël ju zgjidh punë gjysmës së Drimadhes, sepse nuk ka berberanë tjetër.

Berber Sandri: Është e vetmja berberanë këtu në Dhërmi, është viti i tetë që punoj me gjithë babain.

Gazetarja: Prej sa vitesh i dedikohesh këtij profesioni?

Berber Sandri: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Gazetarja: Ti duke qethur kryeministrin, çfarë po thonit?

Berber Sandri: Po bisedonim për shkollën, sa vjeç jam, ku banoj, për dyqanin, për punën, sa vite kemi këtu. Më përgëzoi që jam edhe i vogël, edhe punoj.

Gazetarja: A të pyeti a ke ndonjë gocë?

Berber Sandri: Vetëm biseda të zakonshme, shakara.

Gazetarja: Çfarë shakash bënte kryeministri me ty, jam kurioze?

Berber Sandri: Më shumë për punën e moshës që jam i vogël dhe punoj.

Gazetarja: Erdhi papritur, apo e prenotoi më parë?

Berber Sandri: Papritur, ishte shumë i thjeshtë, përshëndeti njërëzit që ishin përjashta si një klient normal.

Gazetarja: Ti si u ndjeve në ato momente?

Berber Sandri: Isha pak i emocionuar.

Gazetarja: T’u dridh pak dora kur po e qethje?

Berber Sandri: Jo, atë jo.

Gazetarja: Çfarë kërkesash kishte Kryeministri për lukun e tij?

Berber Sandri: Ishtë shumë i thjeshtë, nuk kishte luk të veçantë.

Gazetarja: Si quhej luku i tij?

Berber Sandri: Nuk ka emër se e ka flokun e shkurtër.

Gazetarja: Sa kohë u more me të?

Berber Sandri: Rreth 15-20 minuta.

Gazetarja: Dhe në fund i kënaqur?

Berber Sandri: Po u kënaq.

Gazetarja: Sa pagoi?

Berber Sandri: Nuk tregohet ajo.

Gazetarja: Po sa e keni ju?

Berber Sandri: Nuk thuhet.

Babai: Nuk thuhet

Gazetarja: Po kupon i dhatë?

Berber Sandri: Nuk kërkoi kupon.

Gazetarja: Po bakshish a la?

Berber Sandri: Po normalisht që la.

Gazetarja: E la të majmë, bakshish kryeministror?

Babai: Jo dhe shumë të majmë.

Gazetarja: Prisnit më shumë nga kryeministri?

Babai: Mirë, mirë.

Gazetarja: Të mori leje Rama para se ta postonte videon?

Berber Sandri: Jo, më tha që do të bëjmë reklamë.

Gazetarja: Ty të kanë shkruar pas videos?

Berber Sandri: Po shumë, shumë

Gazetarja: Çfarë të shkruajnë njerëzit?

Berber Sandri: Përgëzojnë, bëjnë dhe shaka

Gazetarja: Pas këtij mediatizimi keni në plan që ta ristrukturoni këtë vit apo vitin tjetër?

Babai: Mendojmë të bëjmë një dyqan të madh në Himarë, beharin prapë do jemi këtu.

Gazetarja: Të preferojnë ty më shumë apo babin?

Berber Sandri: Më së shumti mua, çunat e rinj.

Gazetarja-babait: Po kryeministri pse nuk erdhi që ta qethje ti?

Babai: Nuk donte kryeministri.

Gazetarja: Vipa të tjerë gjatë verës keni pasur?

Berber Sandri: Kemi edhe Gaz Pajën, aktorin që është i përvitshëm dhe Salsano Rrapin. /abcnews.al