Uji është tërhequr nga Katundi i Ri në Durrës por dëmi që ka lënë pas është i konsiderueshëm. Duke folur për gazetarin Leonidha Musai një nga banorët tregon se në shtëpinë e tij nuk mund të jetohet më.
“Uji ka bërë dëm të paparë. Këtu nuk rrihet, ka qenë gjithë ai ujë. Kemi ndenjur me këmbët në ujë.I ftohtë i papam.”
Banori kërkon nga shteti që t’i sigurojë një shtëpi të re pasi në atë që ka aktualisht nuk mund të jetohet nga lagështira.
“Dëmi këtu mund të kalojë 7 milionshin. Frigoriferë divana, dy dhoma gjumi janë prish..I kërkoj shtetit shtëpi sepse kjo nuk bëhet më nga lagështia.”
I pyetur nëse është dëmshpërblyer ndonjëherë pas përmbytjeve, banori thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjë herë, ndërsa shton se tek komuna madje kanë dashur edhe që ta rrahin. s.b/abcnews.al/

