Partia Demokratike ka prezantuar sot programin e saj ekonomik për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se programi i PD është si tramvaji i Tiranës në vitin 2011.
POSTIMI NË TWITTER
Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011?Gjumë të ëmbël?
— Edi Rama (@ediramaal) January 28, 2021
;
Me sloganin “Shqipëria fiton” lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi këtë të enjte programin ekonomik të Partisë Demokratike.