Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e ndodhur në Kavajë ku burri ka plagosur me thikë gruan e tij italiane. Mësohet se burri Kastriot Dema, 35 vjeç banor i fshatit Ballaj është prej vitesh i martuar me shtetasen italiane me të cilën kanë dhe dy fëmijë.
Dema se bashku me gruan e tij kanë një resort në zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi 35-vjeçari herë pas here e dhunonte.
Lexo edhe: Plagosi me thikë gruan italiane në Kavajë, flet burri: Shokët e saj erdhën në dhomën e më rrahën
Gjatë natës së kaluar, Dema e ka plagosur lehtë gruan me thikë në katin e tretë të resortit. Aktualisht Karlota bashkëshortja e Demës ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën ndërsa Dema ne policinë e Kavajës.
Policia ka mare në ruajtje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes ku kyç janë pamjet e kamerave. s.b/abcnews.al/